Betim Halimi zyrtarizohet tek Suhareka

22:42 | 26 Gusht 2024
D.H

Skuadra e inkuadruar këtë vit në Superligën e Kosovës, Suhareka ka bërë goditjen e radhës në merkato.

Ekipi suhareakas ka zyrtarizuar transferimin e portierit Betim Halimi, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Suharekës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Me përvojën e Halimit, Suhareka pritet të ketë portën e sigurt për këtë edicion të parë dhe debutues në Superligë.

Gardiani më parë ka djersitur fanellën e Prishtinës, Gjilanit, Dritës e Hajvalisë në Kosovë, teksa ka qenë edhe pjesë e Kukësit në Shqipëri.

Kurse karrierë ka bërë edhe te disa skuadra në Evropë si JK Trans Narva në Estoni, e Olimpik Donetsk në Ukrainë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme