Google ADS

Betim Halimi konfirmon largimin nga Olympic Donetsk

18:35 | 9 Korrik 2021
A. B.

Betim Halimi është larguar nga skuadra ukrainase Olympic Donetsk.

Portieri nga Kosova ishte bashkuar me skuadrën ukrainase në shkurtin e vitit 2019 nga kampionati estonez ku kishte luajtur për Trans Narva.

Edhe pse kishte edhe një vit kontratë me Olympic Donetskun, Halimi ka zyrtarizuar largimin nga kjo skuadër.

Ka qenë vet portieri nga Kosova që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga Olympic Donetsk pas dy viteve e gjysmë qëndrim.

Halimi ka falënderuar të gjithë në klubin ukrainas për vitet e kaluara aty, derisa ka thënë se ka qenë kënaqësi dhe privilegj për të që ka bartur fanellën e Olympic Donetskut.

“Faleminderit Olympic Donetsk për këto dy vite e gjysmë, ishte një kënaqësi dhe privilegj që të shpenzoj këto vite në këtë ekip me njerëz fantastik”, ka shkruar portieri kosovar në postimin në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e reprezentuesit kosovar, pasi ai ka pasur paraqitje fantastike më këtë skuadër.

Kujtojmë që Halimi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, derisa debutimin e tij e bëri muajin e kaluar në Turqi, ku Dardanët fituan 1-0 ndaj Gambias. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme