Pretendimet nga një postim misterioz në Facebook, ku thuhej se është nga mbrojtësit ukrainas të qytetit port jugor të rrethuar të Mariupolit, janë mohuar nga nënkryetari i bashkisë Serhiy Orlov.
Postimi, i publikuar sot në faqen jozyrtare të Brigadës së 36-të të Veçantë Detare, thotë se njësisë po i mbaronin municionet dhe po shkon drejt “betejës së fundit”.
“Ajo që pason është vdekja për disa dhe robëria për të tjerët”, thuhet në postim, duke shtuar se njësia nuk është rifurnizuar që nga fillimi i betejës për qytetin.
Megjithatë, disa vëzhgues ukrainas kanë hedhur dyshime për vërtetësinë e postimit, i cili është shkruar në rusisht.
“Situata në Mariupol është jashtëzakonisht e ndryshme,” thotë ish-ushtari dhe eksperti ushtarak Andriy Shor nën postimin origjinal. “Megjithatë, është absolutisht e qartë se faqja e brigadës së 36-të është hakuar.”
Të tjerë vazhdojnë të këmbëngulin se postimi është i vërtetë.
“Pavarësisht se sa do të donim të gjithë të mendonim se ky tekst nga marinsat është një falsitet, një sabotazh ose një sulm hakerimi, gjithçka që shkruhet atje është e vërtetë,” thotë vullnetarja e mbështetjes së ushtrisë dhe ish-luftëtarja Alina Mykhaylova në Facebook.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat e tyre po qëndrojnë kundër Rusisë në Mariupol, dhe nënktryetari i bashkisë është shprehur se “beteja vazhdon”.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani