Google ADS

Beson futbollisti i Juventusit, mund ta kalojmë Real Madridin

10:06 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Liga e Kampionëve rikthehet sonte (e martë) me dy super-ndeshje që i takojnë çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve, përcjellë arbresh.info. 

Juventusi e pret Real Madridin në një super-ndeshje. 

Blaise Matuidi beson se Juventusi mund ta eliminon Real Madridin nga gara e Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë e vështirë të eliminojmë Real Madrid, por Juventus i ka të gjitha mundësitë për t’ia ndalur. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e komplikuar sepse ata janë një skuadër e madhe dhe janë kampionët e Evropës në fuqi. E dimë se mund t’i hapim probleme dhe do të japim gjithçka në ndeshjen e parë në fushën tonë. Kemi besim te kualifikimi”, ka thënë Matuidi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme