Besnik Hasi ka arritur të fitojë procesin gjyqësor kundër gjigantit grek të futbollit, Olympiacos.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Hasi ishte shkarkuar pas disa muajsh që kishte marr drejtimin e skuadrës greke në vitin e kaluar.
Por, kuqebardhët nuk kanë pranuar ta paguajnë shqiptarin dhe nuk dëshironin të zbatonin kontratën.
Trajneri 42-vjeçar tani është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron dhe do të kompensohet sipas marrëveshjes së arritur para nënshkrimit të kontratës.
E rëndësishme është se palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet me një shumë të hollash, e cila nuk është bërë e ditur për mediat.
Theksojmë se në të kaluarën shqiptari kishte drejtuar skuadrën e Anderlechtit, me të cilën kishte fituar titullin e kampionit të Belgjikës.
Ndryshe, trajneri raportohet se mund të rikthehet në ligën elitare belge, ku do të merr drejtimin e skuadrës së Sint-Truiden.
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...