Besim Shkreli ka dhënë të premten dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të kryesisë së Klubit të Futbollit Liria, për shkak të pakënaqësive me zhvillimet në këtë skuadër.
Ai në një letër drejtuar Kryesisë së KF Liria njofton anëtarët e kësaj kryesie se vendimin për largim e ka marrë pasi që nuk pajtohet me, siç shprehet, mungesën e vizionit për klubin me të cilin identifikohet qyteti i Prizrenit.
“Gjatë gjithë kohës sa jam angazhuar për ta ndihmuar Lirinë si me përvojën time në fushën e sportit ashtu edhe me donacionet nga biznesi im, qëllimi im ka qenë që të jem pjesë e përparimit të futbollit, me qëllim të ngritjes së nivelit të futbollit dhe emrit të Lirisë. As e para dhe as e dyta nuk po ndodh në qytetin e Prizrenit, përkundrazi Liria në vend se të jetë në krye të futbollit në Kosovë po ballafaqohet me problem të mbijetesës, në superligën e futbollit”, thuhet në tekstin e dorëheqjes.
Shkreli konsideron se mungesa e vizionit për udhëheqje nga kryesia ka sjellë klubin e futbollit në një situatë të pashpresë dhe pa të ardhme.
“Rezultatet në KF “Liria mungojnë për arsye mungesës së vizionit të udhëheqjes së Klubit dhe mungesës së punës me gjeneratat e reja, prandaj nuk mund të jem edhe më tutje pjesë e kësaj udhëheqjeje. Edhe në të ardhmen do të vazhdoj të frymoj duke i uruar suksese Lirisë, me besimin se do të gjenden njerëz me vizion për ta avancuar futbollin prizrenas dhe në këtë drejtim Klubin e Futbollit Liria”, thekson Shkreli.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...