Trajneri i boksierës Donjeta Sadiku, e cila ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike, ka shkruar se nëse Donjeta punon dhe nuk ndalet, ajo do t’i sjellë Kosovës medalje olimpike nga Parisi, ku do të mbahen lojërat Olimpikë në vitin 2024.
Sadiku pësoi humbje qysh në ndeshjen e parë kundër britanikes Carolinë Dubois e cila është vlerësuar si favoritë për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, “Toky 2020”.
“E përgëzoj Donjeta Sadiku për përfaqësimin dinjitoz qe bëri sot ne lojërat olimpike. Bëri lufte shume te mire por fati nuk ishte ne anën tone edhe pse ishim te lënduar, por Donjeta nëse punon dhe nuk ndalet ne Paris me 2024 do ti sjell medalje Boksit kosovar.”-ka shkruar Brahimi në Facebook.
Ndryshe, Donjeta Sadiku, në vitin 2020 ka fituar medaljen e artë në turneun e Debrecen, në Hungari në kategorinë 57-60 kilogram./arbresh.info/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...