Dy yjet shqiptarë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi janë shpallur kampionë të Superkupës së Turqisë me ekipin e tyre Besiktasin.
Besiktasi arriti që në finale të Superkupës së Turqisë ta mposht me rezultat të thellë 5-0 rivalin Galatasaray për ta fituar trofeun e parë të sezonit.
Rashica në këtë takim u paraqit për 86 minuta dhe ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushë, ndonëse nuk gjeti rrjetën.
Ylli kosovar ishte pjesëmarrës në aksionin e golit të dytë i cili u shënua në minutën e 53-të nga Joan Svensson.
Në këtë ndeshje shkëlqeu blerja e re e Besiktasit, sulmuesi italian Ciro Immobile, i cili kontribuoi me dy gola në triumfin e tyre.
Muçi ishte prezent në bankën rezervë për ekipin e legjendës holandeze Giovanni Van Bronckhorst, por që ai nuk mori asnjë minutë në këtë sfidë.
Rashica dhe Muçi do të rikthehen në aksion më datë 11 gusht, atëherë kur do të luajnë ndeshjen e parë të sezonit të ri në kampionatin turk ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...