Forma e mirë e sulmuesit lushnjar po gëzon pa masë dhe drejtuesit e klubit. Të “fërkojnë duart” dhe në verë synojnë që të mbushin arkën e klubit, teksa i kanë vënë çmimin e 15 milionë eurove kartonit të Manajt.
Vetë trajneri i Sivassporit, pak ditë më herët deklaroi se për 26-vjeçarin ka interesim nga disa skuadra të ndryshme në Europë. Duke veçuar Spanjën dhe Francën, ndërsa shtoi dhe Arabinë Saudite.
Së fundmi, mediet turke kanë zbuluar se gjigantët e Besiktasit janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Skuadra nga Stambolli e vlerëson shumë Manajn dhe në verë pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Sivasspori për të siguruar shërbimet e autorit të 14 golave në kampionat këtë edicion.
Besiktas synon që të shesë Aboubakar dhe një pjesë të shumës ta investojë te Manaj, por në anën tjetër shifra e kërkuar nga Sivasspor vështirë të arrihet nga bardhezinjtë.
Që gjithsesi e kanë gati dhe “planin B”. Nëse shuma prej 10 milionë eurosh nuk pranohet nga Sivasspor, atëherë në negociata krahas ofertës financiare mund të ofrohen dhe dy lojtarë.
Manaj do të gjente te Besiktasi Ernest Muçin, i cili u transferua pak javë më parë për shifrën e 10 milionë eurove. Si dhe Milot Rashicën, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te bardhezinjtë. Nëse ky transferim do të realizohej atëherë sulmi i Besiktasit do të fliste shqip.
Falë paraqitjes që po bën Manajn është pretendent për të qenë pjesë e listës prej 23 futbollistësh që Sylvinho do të marrë në Euro Gjermani 2024./ss
Sanki bir halkın tüm özgürlük umutları..#Reymanaj #Sivasspor pic.twitter.com/dtZX97Iq9x
— 𝐊𝐨𝐧𝐞 𝐃𝐞𝐝𝐞 (@sivasspors1967) February 22, 2024
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa