Google ADS

Besart Berisha vazhdon me gola në Australi

14:23 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, nuk ndalet së shënuari gola në Kampionatin e Australisë, A League, transmeton arbresh.info.

Ai ka shënuar për Melbourne Victory në humbjen 3:1 ndaj liderit aktual të kampionatit Sydney FC.

Ai ka shënuar për 1:0 në minutën e 58-të nga pika e bardhë.

Goli i sotëm i Berishës ishte i teti në këtë kampionat.

Përveç tetë golave të shënuar, Berisha ka bërë edhe dy asistime në këtë kampionat.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme