Besart Berisha e komenton faktin se Kosova nuk ka stadium

18:07 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha, ka zbarkuar në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, për të luajtur për Kosovën në ndeshjen ndaj Islandës, përcjellë Arbresh.info.

Berisha ka folur për mediat me të mbërritur në atdhe derisa e ka komentuar edhe faktin se Kosova nuk ka stadium të pranuar për gara ndërkombëtare. “Shpresoj që ta kemi së shpejti një stadium që të luajmë në Kosovë. Nuk më takon mua të flas”, ka thënë Besart Berisha për mediat nga Aeroporti i Prishtinës. /Arbresh.info

Të ngjashme