Besar Halimi u ka uruar fat bashkëlojtarëve të tij te Kosova në ndeshjen kundër Malit të Zi mbrëmjen e sotme (e hënë).
Mesfushori kosovar, i cili është i suspenduar për ndeshjen në “Fadil Vokrri” për shkak të kartonëve, u ka uruar fat “Dardanëve” në takimin shumë e rëndësishëm kundër Malit të Zi, shkruan portali arbresh.info.
“Paçi fat sonte djema”, ka shkruar në gjuhën angleze Halimi në një Insta Story të postuar vetëm dy orë para ndeshjes.
Skuadra nën udhëheqjen e Bernard Challandes kërkon vetëm fitore në ndeshjen ndaj Malit të Zi në kuadër të Grupit A.
Takimi mes dy skuadra fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...