Ndeshja e dyshimtë e javës së 23-të në Vala Superligë, ndërmjet Besës dhe Trepçës, e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:3, do të procodohet në prokurori.
Ditën e djeshme në rrjetet sociale u përfol se ndeshja në fjalë ishte kurdisur dhe se do të përfundonte me fitoren e mysafirëve. Në fund, kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë përfundoi me fitoren e mitrovicasve, pikërisht ashtu siç ishte përfolur nëpër rrjetet sociale, shkruan “RTKLive”.
Për këtë arsye FFK-ja do t’i shqyrtojë të gjitha materialet dhe xhirimet televizive nga kjo sfidë dhe do ta procedojë lëndën në prokurori. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
“Realisht ne nuk guxojmë të prejudikojmë, pasi duhet t’i presim raportet zyrtare të ndeshjes. Sidoqoftë, ndeshja është e dyshimtë dhe si të tillë ne do ta dërgojmë në prokurori. Rastet e tilla e dëmtojnë shumë imazhin tonë si federatë e posa pranuar në UEFA e FIFA, prandaj nuk do t’i tolerojmë. Tani janë ligjet adekuate për sportin, për huliganizmin në sport dhe për trukimet dhe ne të gjitha rastet që e dëmtojnë imazhin e futbollit do t’i procedojmë“, ka theksuar Salihu.
Ndërkohë, dje të dyja klubet i kanë mohuar akuzat për kurdisje të ndeshjes, duke e vlerësuar fitoren e Trepçës të merituar. Do theksuar se Besa dhe Trepça ballafaqohen edhe në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Në ndeshjen e parë në Mitrovicë këto skuadra kanë barazuar me rezultat 2:2, derisa ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë më 19 prill në Pejë.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...