Besa Famgas i bashkohet Trepçës në finale në hendboll

21:58 | 14 Maj 2023
Orgesa Haziri

Besa Famgas është kualifikuar në finale të play-offit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën hendbollistët e Besës së Pejës fituan bindshëm në Vushtrri me rezultat 32:24.

Besa Famgas e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë, të luajtur në Pejë. Dhe me rezultat 2:0 kalon në finale

Denis Shabanoviq ishte më efikasi te Besa me tetë gola. Nga pesë i kishin Nikola Prce e Arbios Mushkolaj.

Te Vushtrria, tetë gola i shënoi Nemanja Drakuloviq, ndërsa pesë i kishte Felippe Teixeira.

Besa në finale të plejofit luan me Trepçën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme