Sot janë mësuar tri skuadrat e para gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, janë këto Besa, Drenica dhe Llapi.
Besa arriti të mposhtë Prishtinën në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’, në Pejë, me rezultat 1:0. Pejanët u kualifikuan në saje të autogolit të shënuar nga Gentrit Dumani, në minutën e 35-të.
Ndërkohë, me të njëjtin rezultat fitores para tifozëve të vet iu gëzua edhe Drenica në duel me Ferizajn. Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj e shënoi Taulant Dajaku, në minutën e 44-t nga penalltia.
Ndërkaq, Llapi arriti të sigurojë biletën për gjysmëfinale vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 3:3. Në fund llapjanët fituan 4:3, falë golit të shënuar në minutën e 93-të nga Armend Blakqori.
Golat në kohën e rregullt për llapjanët i shënuan Festim Krasniqi (36’) nga penalltia, Berat Hyseni (38’) dhe Fuat Karabeg (68’), derisa për Lirinë realizuan Blendi Memaj (45’), Henry Chibueze (56’, 68’)./Arbresh.info
Digitalb Kupa e Kosovës – Çerekfinalja
Rezultatet:
Drenica-Ferizaj 1-0
Besa-Prishtina 1-0
Llapi-Liria 3-3, 4-3 në vazhdime
Nesër:
Trepça-Trepça ‘89
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...