Bersant Celina ka qenë vendimtar në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Burtonit dhe Ispwichit.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës ka shënuar golin e fitores në takimin e xhiros së 14-të në Championship ndërmjet Burtonit dhe Ispwichit, shkruan portali arbresh.info.
Rezultati ishte baras në stadiumin Pirelli deri në minutën e fundit të kohës së rregullt. Nikoqirët kishin shënuar përmes mbrojtësi Ben Turner (57′), por Ipswichi barazoi shifrat në 1 me 1 vetëm dhjetë minuta më vonë. Sulmuesi Martyn Waghorn realizoi golin e barazimit.
Megjithatë, sulmuesi Bersant Celina shënoi një supergol nga goditja e lirë në sekondat e fundit të kohës së rregullt duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Celina festoi golin e tij të dytë në Championship duke zhveshur fanellën, gjë për të cilën edhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Ipswichi tani qëndron në pozitën e dhjetë në tabelë me 21 pikë, nëntë më pak se lideri – Shefffield Utd./arbresh.info/
https://twitter.com/Channel5Sport/status/924319219193229313
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...