Bersant Celina ka shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë.
Sulmuesi 20-vjeçar, i cili nuk është ftuar nga Kosova për ndeshjen ndaj Kroacisë dhe Finlandës për shkak të “problemeve shëndetësore”, ka realizuar një gol vërtetë të bukur nga ndërprerja për skuadrën U23 të Ispwichit, shkruan portali arbresh.info.
Në takimin ndaj Sheffield Wed U23, ylli i përfaqësueses sonë ka bombarduar portën e kundërshtarit me një goditje nga ndërprerja që ishte e pandalshme.
Celina, i cili kaloi te Ipswichi në formë huazimi nga Manchester City, realizoi në minutën e 34′ të ndeshjes duke dërguar gjigantin anglez në epërsi.
Takimi përfundoi me rezultat 1 me 2 në favor të Ipswichit./arbresh.info/
https://twitter.com/Official_ITFC/status/905066456513212418
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...