Bernd Reichart: “Monopoli i UEFA-s ka mbaruar, ne do të transmetojmë falas të gjitha ndeshjet e Superligës”

11:33 | 21 Dhjetor 2023
D.H

Gjatë ditës së sotme Gjykata Evropiane e Futbollit i ka dhënë dritën jeshile krijimit të Superligës Evropiane.

Teksa kjo ka qenë një goditje e rëndë për FIFA-n dhe UEFA-n, të cilat e kanë kundërshtuar me cdo kusht krijimin e kësaj superlige, shkruan Arbresh.info.

Pas marrjes së vendimit në një postim në rrjetin X, ish-Twitter ka reaguar edhe Drejtori i Superligës, Bernd Reichart.

Ai ka shkruar se monopoli i UEFA-s ka mbaruar.

“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli u lirua. Tani klubet nuk do të vuajnë më nga kërcënimet dhe sanksionet. Ata janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre”, ka shkruar në postimin e tij.

Teksa ka një mesazh edhe për të gjithë tifozët e futbollit.

“Për tifozët: Ne do të transmetojmë falas të gjitha ndeshjet e Superligës. Për klubet: të ardhurat e klubit dhe pagesat në solidaritet me futbollin janë të garantuara”, ka shkruar Reichart.

Kujtojmë se Superliga Evropiane morri hov të madh në futboll gjatë vitit 2021, por që 10 skuadra u tërhoqën pas kërcënimeve nga UEFA dhe FIFA./Arbresh.info/

Të ngjashme