Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është suspenduar për një ndeshje për shkak të një postimi në Twitter duke e krahasuar bashkëlojtarin e tij Benjamin Mendy me një karakter vizatimor.
Anësori është gjobitur me një shumë prej 50 mijë funtave dhe është detyruar të marrë pjesë në një proces edukativ fytyrë me fytyrë pas pranimit të shkeljes së rregullave, transmeton portali arbresh.info.
Është gjetur se postimi i tij ishte në ndeshë ne rregullën E3 të Federatës së Anglisë për shprehjen apo nënkuptimin e gjërave ndaj racës, ngjyrës apo origjinës.
Silva postoi një rrjete sociale gjatë muajit shtator një foto të Mendyt si fëmijë së bashku me një karkter nga pakot e Conguitos – një brend në Spanjë dhe Portugali.
“Bernardo Silva është suspenduar për një ndeshje kompetitive, gjobitur me 50.000 funta dhe duhet të kryej një proces edukativ fytyrë me fytyrë pas pranimit të shkeljes së rregullit E3 nga FA”, shkruan në njoftimin e tyre Federata e Anglisë./arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...