Google ADS

Bernardo Silva “Lojtari i ndeshjes”

21:08 | 22 Qershor 2024
R J

Bernardo Silva është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren 3:0 të Portugalisë kundër Turqisë në Euro 2024.

Ylli i Manchester Cityt luajti një rol kyç në fitoren e skuadrës së tij, duke realizuar golin e parë dhe duke kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-së lavdëroi Silvën për ndikimin e tij të madh në lojën e Portugalisë. “Ai shënoi një gol të rëndësishëm, nuk e humbi asnjëherë topin dhe pati një ndikim të madh në mënyrën se si Portugalia e kontrolloi lojën. Punoi pa u lodhur në të dyja rolet, në fazën sulmuese dhe në mbrojtje deri në fund të ndeshjes. Ai kishte statistikat më të mira nga të gjithë lojtarët në fushë dhe dha tri pasime kyçe”, thuhet në vendimin e panelit të UEFA-së./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme