E ardhmja e Bernardo Silvas duket se është larg Manchester Cityt, por ylli portugez do të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit evropian.
Mesfushori portugez, është duke kërkuar një ndryshim ambienti dhe një stil jetese ndryshe nga ai anglez, dhe kjo ka bërë që ai të tërheq interesimin e tre top klubeve evropiane.
Me një karrierë të jashtëzakonshme në Manchester City ku ka luajtur pothuajse 350 ndeshje dhe ka kontribuar në pesë tituj të Ligës Premier dhe një të Ligës së Kampionëve, Silva është bërë një element kyç në suksesin e ekipit nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Ndër klubet e interesuara për të blerë shërbimet e Bernardo Silvës janë Real Madrid, Barcelona dhe gjiganti francez Paris Saint Germain.
Agjenti i futbollistit, Jorge Mendes ka qenë në bisedime me Barcelonën për mundësinë e një transferimi, ndërsa në Spanjë raportohet se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Real Madrid. Nga ana tjetër, PSG vlerëson se Silva do të ishte një përforcim i vlefshëm si në mesfushë ashtu edhe në krahun e djathtë të sulmit.
Reprezentuesi portugez këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat ku ka kontribuar me 10 gola dhe pesë asistime me fanellën e Manchester Cityt. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...