Bernardo Silva: Jam i lumtur këtu

23:24 | 21 Mars 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva insiston se është i lumtur në Angli.

Silva është shfrytëzuar rrallë nga Manchester City për shkak  se yjet si David Silva, Leroy Sane dhe Raheem Sterling e kanë mbajtur atë shpesh jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, lëndimi i fundit që pësoi Sterling ka bërë që Silva të shijojë më shumë minuta në fushë dhe lojtari tani beson se është plotësisht i vendosur në Manchester City.

“Kur ju ndryshoni klubin, është gjithmonë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Silva.

“Kur u transferova nga Portugalia në Monaco, ishte e vështirë gjatë muajve të parë. Tani, kur u transferova nga Monaco në Manchester është vështirë gjithashtu, ju duhet të adaptoheni se si skuadra luan”

“Çdo skuadër luan në një mënyrë ndryshe. Jam duke i ndierë gjithnjë mirë e mirë dhe shpresoj se mund të përmirësohem edhe më shumë”

“Kam mësuar shumë gjëra me të gjithë stafin dhe lojtarët. Ka qenë fantastike për mua”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme