Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Akmhat Grozni.
Berisha ka shënuar gol dhe ka bërë një asistim në fitoren e Akhmat në udhëtim te CSKA Moskë (1-2).
Futbollisti kosovar u fut në lojë në minutën e 71-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur 1-0.
Pas tetë minutash, Berisha harkoi bukur në zonë për të gjetur Mohamed Konaten, i cili shënoi me kokë për 1-1.
Në minutën e 87-të, ishte radha e Berishës për të shënuar, duke gjetur rrjetën me gjuajtje-harkim drejt portës, për fitoren e skuadrës së tij.
Pas ndeshjes, kosovari nga SofaScore u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.1./rtk
Stuhia e borës mbërthen SHBA-në
Parashikimi i motit në Shqipëri
“Ma ke futur thikë pas shpine” – Përplasje mes Gresës dhe Sa...
Rama ndan pamje nga Maja e Mencekut në Tiranë
Vrasja e 12 personave natën e Vitit të Ri, “shpërthejnë” pro...
Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historin...