Ahkmat Grozny luajti sot përballë Khimkit në ndeshjen që u mbyll 3-3 në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së kampionatit rus.
Bernard Berisha këtë ndeshje me shumë gola dhe rikthime në rezultat e nisi nga minuta e parë, duke qenë edhe kapiteni i Akhmat Groznyt.
Sulmuesi anësor kur rezultati ishte 2-1 në të mirë të kundërshrarëve zhvilloi një aksion të bukur për të asistuar për sulmuesin Felippe i cili nga afër shënoi për 2-2.
Në kohën shtesë u shënuan edhe dy gola për ta mbyllur takimin në 3-3.
Berisha sipas SofaScore ishte prej më të mirëve në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me notën 7.4.
Ai kishte përveç asistimit edhe dy driblime dhe dy raste të krijuara.
Ahkhmat Grozny ka katër pikë nga gjashtë ndeshje, duke marr katër brazime dhe dy humbje deri tani.
Berisha ishte ftuar nga Franco Foda në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, ku zhvilloi 51 minuta dhe ishte prej më të mirëve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...