Kombëtarja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet më 18 nëntor në Bazel.
Pas stërvitje foli Bernard Berisha, shkruan Arbresh.info.
Ai u shpreh optimist se fitorja ndaj Izraelit u jep motiv për të vazhduar me rezultate pozitive edhe në vijim.
Bernard Berisha theksoi se ndeshja me Izraelin ka qenë ndeshje shumë e rëndësishme për ta.
“Ishte ndeshje shumë me rëndësi për ne, duke marrë parasysh se paraqitja me Andorrën ishte shumë e mirë dhe ishte e nevojshme që të vazhdojmë këtë hap të mirë. Kemi qenë të gjithë të motivuar për këtë fitore dhe duhet të vazhdojmë kështu, ngase kualiteti ynë është shumë i madh dhe duhet t’i shfrutëzojmë mundësitë që i kemi”, tha Berisha.
Ai tutje tregoi se nëse kanë synime për të ardhmen e kombëtares duhet të jenë sa më të bashkuar.
“Sot ka qenë stërvitja e parë pas lojës, ngase dje kemi bërë rigjenerim në hotel. Gjithçka po shkon mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, duhet të tregojmë disiplinë dhe të tregojmë se mundemi dhe nëse kemi synime për të ardhmen duhet të jemi sa më të bashkuar”, shtoi tutje ai.
Berisha nuk la pa përmendur dhe ndeshjen me Zvicrën, ai theksoi se duhet të kenë motiv të madh dhe të tregojnë karakter në fushë.
“Në Zvicër do të jetë ndeshje pak më ndryshe sepse edhe stadiumi do të jetë i mbushur me shumë shqiptarë. Për ne duhet të jetë motivi edhe më i madh dhe të tregojmë karakter dhe të jemi sa më shumë të bashkuar për t’ia arritur qëllimeve që i kemi në të ardhmen”, përfundoi Bernardi.
Kujtojmë se ndeshja me Zvicrën luhet me datë 18 nëntor nga ora 20:45./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...