Sulmuesi i Manchester City-t, Bernando Silva e ka humbur pozitën në formacionin e Pep Guardiolës dhe thuhet se është duke e menduar largimin.
Sipas Telegraph, portugezi është në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll, Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona do provojë ta bind Silva-n të transferohet në “Camp Nou” duke i premtuar pozitën në formacionin e parë.
25-vjeçari ka kompletuar sezonin e tretë me Manchester City-n, mirëpo ka edhe pesë vite të mbetura në kontratë dhe nuk dihet nëse “Qytetarët” do e lejojnë të largohet.
Nelson Semedo mund të përfshihet në ofertën e klubi katalunas për ta bind gjigantin anglez ta lejojë Silva-n të kaloi në “Camp Nou”.
Silva ka bërë 52 paraqitje këtë sezon, mirëpo ka humbur pozitën te Phil Foden, i cili ishte titullar ndaj Real Madrid-it, kurse portugezi qëndroi në stol.
Nëse City e mposhtë Lyon-in dhe Barcelona triumfon ndaj Bayern Munich, atëherë dy skuadrat do takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...