Berlusconi: Monza do të jetë në Serie A

22:19 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Silvio Berlusconi thotë se Monza po synon Serinë A pas promovimit të tyre në Serie B.

Ngjitja e Monzës në nivelin e dytë të futbollit italian u konfirmua më herët sot, pasi skuadra me pronar Berlusconin ka qenë në krye të grupit të tyre të Serie C – 16 pikë larg nga Carrarese të renditur në vendin e dytë – para bllokimit të koronavirusit.

“Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për këtë”, i tha ai Il Cittadino, përcjell lajmi.net.

“Filluam lart, qëndruam atje deri në ndërprerje. Tani do të formojmë një ekip të mirë për të luajtur në Serie B”.

“Promovimi në Serinë A varet nga shumë faktorë, por ne i dimë mirë disa prej tyre dhe do të bëjmë gjithçka për t’i shfrytëzuar ato”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme