Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha deklaroi nga grumbullimi me ekipin “kuqezi” se te Empoli u transferuar për të gjetur formën më të mirë dhe që të ishte i gatshëm për Kombëtaren.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjeve ndaj Moldavisë në transfertë dhe ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”, 34-vjeçari theksoi se ndaj të dy kundërshtarëve në fjalë duhet të luajnë për fitore, në mënyrë që të arrijnë rekorde.
Forma e mirë ndaj Napolit, mendoni se do jeni zgjedhja e parë e Sylvinho? “Ne jemi në një moment shumë delikat, jemi shumë të fokusuar në këto ndeshje. Forma ime ka qenë një nga arsyet pse kam shkuar te Empoli sepse doja të isha i gatshëm dhe në formë shumë të mirë dhe kjo po ndodh për fat të mirë, ndërsa pjesa tjetër i takon trajnerit.”
A mund të bësh të njëjtën ndeshje si me Napolin edhe ndaj Moldavisë? “Atë ndeshje e kam harruar tani dhe jam i fokusuar te ndeshjet që kemi me Moldavinë. Jemi entuziastë, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Me gjithë respektin që kemi për ta, duhet të shkojmë atje për fitore”.
Euforia: “Jo nuk kemi eufori, por entuziazëm dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi është e vështirë të kesh entuziazëm. Na ka ndodhur më herët të ishim në vështirësi dhe kemi derdhur shumë djersë që të arrinim këtu. Duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe nëse do të kemi mundësi të kualifikohemi në Europian, duhet të bëjmë gjëra më të mira seç kemi bërë deri tani.”
Moldavia: “Mundohem ta kuptoj situatën e Moldavisë, të kesh përballë një skuadër siç jemi ne është e vështirë. Çdo ekip me të cilin jemi përballur e kemi vënë në vështirësi, do të bëjmë të njëjtën gjë me Moldavinë. Megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndonëse favorit në letër jemi ne, duhet të bëjmë maksimumin. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Ishujve Faroe edhe ndaj tyre duhet të luajmë për fitore.”
Më 17 nëntor, në orën 18:00 Shqipëria do të përballet në transfertë me Moldavinë, ndërsa më 20 nëntor në orën 20:45, Kombëtarja do të ndeshet në “Air Albania” me Ishujt Faroe, teksa “kuqezinjve” u duhet vetëm një pikë për të nisur “fluturimin” drejt Gjermanisë.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...