Besart Berisha i ka dhënë lamtumirën kampionatit të Australisë.
Super sulmuesi nga Kosova ka lënë skuadrën e tij të deritashme Melbourne Victory për tu transferuar në kampionatin e Japonisë.
Berisha ka arritur të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën e famshme japoneze Shanfrencce Hiroshima.
Burime të Telegrafit të afërta me sulmuesin kanë zbuluar edhe detajet e kontratës së Berishës në Japoni.
Nga transferimi i Berishës në Japoni burime të Telegrafit tregojnë se skuadra e Melbourne Victory ka fituar mbi një milionë euro.
Ndërkohë paga e Berishës për një vit e gjysmë do të jetë plot katër milionë euro neto.
Berisha ka qenë i jashtëzakonshëm në kampionatin australian për shtatë vite sa qëndroi tek Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.
Fillimisht tek Brisbane Roar për 83 ndeshje ka shënuar 50 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Ndërkohë për katër vite tek Melbourne Victory, Berisha ka zhvilluar 123 ndeshje duke shënuar 74 gola dhe duke dhuruar 13 asistime.
Në ekipin e ri, Berisha do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes pasi skuadra e tij Shanfrencce Hiroshima është në pozitën e parë në tabelë dhe me ndihmën e Besart Berishës pritet ta fitojë titullin e kampionit.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...