Etrit Berisha në fund të këtij sezoni duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij, në një periudhë ku me sa duket ofertat nuk i mungojnë.
Një ditë më parë, në një intervistë për mediat italiane, portieri i përfaqësueses sqaroi se muajin e ardhshëm do të ulej në tavolinën e diskutimeve me Atalantën dhe Lacion për të vendosur për të ardhmen e tij. Ndërsa sot, mediat përtej Adriatikut aludojnë transferimin përfundimtar të Berishës si pjesë të Atalantës si pjesë të kalimit të sulmuesit Petanja drejt Lacios.
Vlera e sulmuesit italian llogaritet rreth 15 milionë euro dhe Lacio shpreson që të ulë pak këtë pagesë duke përfshirë aty edhe kartonin e Berishës. Por ndërkohë, menaxheri i portierit, Federiko Pastorelo, ka zbuluar se këto nuk janë variantet e vetme që ka përpara 28-vjeçari shqiptar.
“Ai po bën pikërisht atë që të gjithë prisnin prej tij. Atalanta ka të drejtën e blerjes për një shumë mjaft të rëndësishme. Por ai ka shumë treg, sidomos jashtë, në Bundesligë dhe në Premier Ligë”, shpjegoi përfaqësuesi italian i Berishës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...