Futbollisti nga Prishtina, Besart Berisha, ka zbarkuar në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, për të luajtur për Kosovën në ndeshjen ndaj Islandës, përcjellë Arbresh.info.
Ai më herët është aktivizuar edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, por që në vitet e fundit nuk i është bashkuar Kombëtares për shkak të largësisë së madhe nga Australia. ‘Besi’ ka folur edhe për këtë çështje. “Kam biseduar me trajnerin Gianni De Biasi dhe kam shumë respekt për Kombëtaren. Shqipëria është duke bërë një punë të mirë. Unë kam lindur në Kosovë dhe nuk do t’ia falja vetes nëse nuk do të luaja për Kosovën”, ka thënë Besart Berisha për mediat nga Aeroporti i Prishtinës. /Arbresh.info
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...
Dy golëshi i Zhegrovës i pamjaftueshëm për të marr fitoren L...
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...
Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje