Etrit Berisha u transferua te Torino verën e kaluar. Rikthimi në Serie A nuk nisi mirë për kapitenin e kombëtares shqiptare, me trajnerin Ivan Juric që preferonte Vanja Milinkovic-Savic mes shtyllave, por gardiani ynë shumë shpejt u bë numri një – duke lënë serbin në stol.
Etrit Berisha në një intervistë për RTV Dukagjinin, tha se në Torino ndjehet mirë pasi aty luan edhe një shqiptar tjetër, Mërgim Vojvoda i cili po kalon një periudhë të mirë.
Megjithatë ai shton më tej se momente shumë të mira në karrierë pos Kombëtares ka kaluar edhe me skuadrën e Atalantës, me të cilën kanë arritur shumë.
Në këtë intervistë – Berisha thotë se ndër përballjet më të vështira në karrierë llogaritë ato me Higuainin.
“Ai ka pasur një teknikë dhe përfundim të aksionit që te tjerët nuk i kam parë. Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, Benzemas apo Lewandowskit, por sulmues tipik si nuk më ka rastisur të takojë”, deklaroi ndër të tjera portieri i Torinos.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza