Berisha: Jam i lumtur që kam ardhur mezi po pres me fillu stërvitjet

15:57 | 22 Shtator 2021
KRG

Besar Berisha sot është prezantuar sot te skuadra KF Prishtina.

Berisha ka mbajtur një konference për media.

Ish-reprezentuesi i Kosovës, është prezantuar me fanellën e tij të re.

36-vjeçari ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur për të qenë pjesë e klubit të Prishtinës.

“E falënderoj kryetarin, e krejt klubin që më ka dhënë mundësinë. Mendimi im është klubi ma i madh, gjithmonë e kam përcjell, kam pasur kontakte shumë. Jam i lumtur që kam ardhur, me tregu drejtë mezi po pres me fillu stërvitjet”- ka thënë Berisha.

Berisha më herët ka qenë pjesë e skuadrës Western United ku  në sezonin e kaluar është paraqitur në 23 ndeshje ku ka shënuar 7 gola dhe ka krijuar tre asistime. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme