Valon Berisha ka folur për Kombëtaren e Kosovës në futboll duke u ndalur pak edhe te trajneri i ri, Franco Fodën.
Berisha bën karrierë në Austri, ku gjermani Foda ka lënë gjurmë. Pas ndeshjes së fundit, 31-vjeçari Berisha është pyetur për selektorin Foda, që u zyrtarizua më 17 shkurt në krye të “Dardanëve”.
Franco Foda tashmë ka debutuar te Kosova. Në mars, Kosova fitoi 1:0 ndaj Armenisë, ndërsa më pas pësoi 2:0 nga Hungaria.
“Kemi pasur dy ndeshje shumë të mira. Armenia është kundërshtare vërtet e mirë. Kemi dominuar ndaj Hungarisë për 60 minuta dhe kemi humbur në mungesë të fatit”, ka thënë Berisha për “kleinezeitung.at”.
Na është dashur lëvizje e re, energji e re, ide të reja. Ai i solli të gjitha. Ai vërtet na impresionoi gjatë grumbullimit të parë”, ka shtuar Berisha.
Berisha po paraqitet për LASK-un në kampionatin austriak. Në ndeshjen e së dielës ndaj Sturm Grazit luajti pjesën e dytë në humbjen 1:0. Tashmë i ka tetë paraqitje.
Ndonëse ka pësuar rënie në karrierë, te Kosova, Berisha vazhdon të jetë prej mesfushorëve kryesorë.
“Foda dëshiron të luajë në sulm me intensitet, të fitojmë topin, të lëvizim shpejt dhe të kemi shumë goditje në portë. Pos kësaj është mentaliteti i tij gjerman. Kjo është krejt e kundërt me dy trajnerët tanë të kaluar. Idetë e Fodas iu përshtaten plotësisht lojës sonë, pasi kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe ata mund të shfrytëzohen shumë mirë në këto momente transicioni”, ka theksuar Berisha, që kishte lënë Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës.
Mesfushori është i bindur se Kosova do të përmirësohet që në nismë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja i ka edhe dy ndeshje në qershor, ndërsa në shtator fillon kampanjën në Ligën e Kombeve.
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...