Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Trajneri i kombëtares, Primozh Gliha ka shfrytëzuar seancën e sotme për një ndeshje testuese, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës transmeton Arbresh.info
Para ndeshjes ka folur mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili ka thënë që rezultati pozitiv nuk është i pamundur.
“Jemi duke u përgatitur për Zvicrën. E dimë që është kundërshtare e fortë. Kemi zhvilluar dy ditë stërvitje intensive, për t’iu përshtatur ritmit të lojës të caktojmë sistemin se si do të futemi në ndeshje. E kemi analizuar Zvicrën. Kanë qenë dy stërvitje të mira. Ekipi është në fokus, pasi e dimë që Zvicra është kundërshtare e fortë dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur. Nëse organizohemi mirë dhe japim maksimumin, ekziston mundësia për të nxjerr një rezultat pozitiv”, ka thënë ai.
Ai insiston se përballja ndaj Zvicrës do të jetë e vështirë.
“Kemi shumë shqiptar që jetojnë në Zvicër e që do të na përkrahin. Të gjithë e dimë se stadiumi do të jetë i mbushur dhe do të ketë atmosferë të mirë, por sigurisht se do të jetë edhe një ndeshje e vështirë. Të gjithë e dimë këtë. Ne do të mundohemi për një rezultat pozitiv. Atmosfera është e mirë në grup, trajneri fokusin e ka tek ekipi, jo zhurma përreth. Falënderojmë ‘Dardanët’, por edhe të gjithë që na mbështesin dhe na shikojnë në çdo ndeshje. Besojmë se do t’i kemi mbështetës edhe në ndeshjet e ardhshme”.
Berisha për Kosovën ka shënuar katër gola në 36 paraqitje./Arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...