Google ADS

Berisha falënderon klubin dhe tifozët, po kthehet në Kosovë (FOTO)

10:45 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Ka marr fund sezoni i futbollit në Australi. Ekipi i Besart Berishës, Melbroune Victory zuri pozitën e dytë në tabelë dhe u mposht në finale të plajofit nga Sydney, transmeton IndeksOnline.

Për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, ky ishte një sezon tejet fantastik, duke u bërë kështu edhe golashënuesi dhe një prej futbollistëve më të mirë.

Ai përmes rrjeteve sociale ka falënderuar klubin dhe tifozët, duke iu premtuar se do të kthehet më i fuqishëm, ndërsa duket se ai është nisur për në Kosovë.

“Faleminderit shumë për tifozët e Victory për këtë vit. Unë jam duke u kthyer në shtëpi”, ka shkruar Berisha.

Besarti pritet të luaj në ndeshjen e qershorit, ku Kosova pret në “Loro Borici” Kombëtaren e Turqisë.

screenshot_11

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme