Google ADS

Berisha: E morëm lehtë, dorëzuam mesin e fushës

23:20 | 29 Maj 2018
Arbresh Info

Etrit Berisha pësoi 3 gola sot në humbjen e hidhur ndaj Kosovës, ndërsa pranoi se kuqezinjtë u qasën shumë keq në lojë, duke i lënë mesin e fushës kundërshtarit.

Një humbje 3-0, çfarë shije ju lë?

Qasja në lojë është për t’u riparë, pasi e nisëm mjaft keq dhe i lejuam Kosovës të organizohet dhe të bëjë kundërsulme.

Edhe pas golit të parë, nuk arritëm të dalim në lojën tonë dhe nuk reaguam dot. Mesfushorët e krahut ishin jashtë loje thuajse tërë kohës dhe ia dorëzuam mesin e fushës kundërshtarit. Pikërisht kjo bëri diferencën.

Çfarë duhet ndryshuar për të parë sërish rezultate?

Jemi në fazë tranzicioni, por nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. Mendoj se ndjejmë shumë mungesat në skuadër, por duhet të ndryshojmë qasjen në lojë dhe të futemi të përqendruar maksimalisht në fushë, pavarësisht se kush luan. /SuperSport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme