Në këtë sezon, si Strakosha po ashtu edhe Berisha janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për Lazion e Atalantën, dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Trajneri i skuadrës sonë përfaqësuese, Christian Panucci, e ka përsëritur shpeshherë se Shqipëria është me fat që ka dy portierë shumë cilësorë. Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë dy ndër “gardianët” më të mirë në kampionatin italian dhe po flasim për “atdheun” e portierëve, një vend që i ka dhuruar futbollit disa nga personat më të aftë në mbrojtjen e katërkëndorit.
Në këtë sezon, si Strakosha po ashtu edhe Berisha janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për Lazion e Atalantën, dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Portali i njohur britanik “offsideruleopodcast. com” ka listuar pritjet më të mira të këtij edicioni dhe në “TOP 3” ndodhen të dy portierët e kombëtares tonë. Në shkallën më të ulët të podiumit gjendet ndërhyrja fantastike e Strakoshës në takimin Verona-Lazio. 23-vjeçari reagoi me shpejtësinë e dritës pas një goditjeje dënimi, duke evituar një gol të sigurt, transmeton “SS”.
Në pozicionin numër 2 të kësaj renditjeje ndodhet shqiptari tjetër, Etrit Berisha. 29-vjeçari kuqezi realizoi një mrekulli në sfidën kundër Spalit. Berisha devijoi një gjuajtje nga një distancë e afërt, e cila po i drejtohej cepit të portës dhe që dukej
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes