Sigal Prishtina nuk arriti të kalojë fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, megjithatë, lojtarët e saj kanë lënë mbresa, madje duke qenë ndër më të mirët në fazën e parë.
Nëse shikojmë pikët për ndeshje, atëherë shënuesi më i mirë është Dardan Berisha me 27.7 pikë për ndeshje, kurse Divine Myles ka mesatare prej 22.2 pikëve për ndeshje.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e FIBA Europe Cup.
Dy basketbollistët janë anëtarë të Kosovës në basketboll.
Ndërkohë, sa i përket kërcimeve, Fahro Alihoxhiq ndodhet në vendin e tretë me 11.2 kërcime për ndeshje.
Dardan Berisha nuk ndodhet vetëm në listën e top-shënuesve, por edhe të asistuesve. Ai renditet i treti me 7.3 asistime për ndeshje në tri takime sa ka luajtur.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...