Google ADS

Berisha: Dardanët udhëtojnë të motivuar për fitore drejt Danimarkës

19:33 | 23 Qershor 2022
L G

Përfaqësuesja A e Meshkujve ka filluar tash e disa ditë përgatitjet për ndeshjen ndaj Danimarkës që do të zhvillohet më 30 qershor.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë se është një ndeshje e vështirë, por që do të luftojnë deri në fund për fitore.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të udhëtojmë të motivuar. Dihet përgjegjësia dhe nderi kur e përfaqëson Kosovën. Udhëtojmë për të marrë një rezultat sa më të mirë, por kuptohet nuk do të jetë lehtë. Danimarka do të jetë vendase dhe do ta ketë përkrahjen e publikut”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kapiteni Berisha shpreson se, edhe në këtë ndeshje do ta kenë përkrahjen e Dardanëve që janë në Danimarkë dhe gjithandej. Krahas privilegjit si kapiten ky epitet është edhe përgjegjësi: “Është edhe privilegj edhe përgjegjësi shumë e madhe , ëndërr për secilin lojtar është përfaqësimi i shtetit të tij. Me krenari e barti shiritin e kapitenit dhe shpresojmë që do ta mbajë edhe për disa kohë dhe në fund ta dorëzojë në duar të sigurta”.

Kosova ndeshjen ndaj Danimarkës e zhvillon më 30 qershor si mysafire. Në ndeshjen e parë, Dardanët kishin arritur të fitonin me rezultat 78-73, ndeshje e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme