Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka filluar sot zyrtarisht grumbullimin e tij të parë me kuqezinjtë për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit 2018 kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.
Tekniku ka treguar sot në konferencë për shtyp para gazetarëve se çfarë pret nga këto ndeshje, si dhe pse ka bërë disa zgjedhje të caktuara duke lënë jashtë futbollistë si Xhaka, Kaçe e Lenjani, për të ftuar emra të rinj si Ahmedi, Memolla e Balliu.
Për ndryshimet në listë
“Përshëndetje, vendosa që të publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Do ta shpjegoj pse. Ka tre lojtarë të rinj që kam grumbulluar se kam ndjekur këto mua u kam dhënë mundësinë që t’i ftoj në kombëtare e merituan. Janë 23 lojtarë sepse se mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund ti jepja leje që të mos vinte në Kombëtare.
Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, janë pjeswë e praktikës time dhe të gjithë duhet t’i respektojmë, e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do”.
Mungesa e Taulant Xhakës
“Portat e ekipit kombëtar janë të hapur për këdo. Nëse i referoheni çështjes së Xhakës mund ta sqaroj. E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Kjo çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij.
Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”.
Për mungesën e lojtarëve nga Skënderbeu
“Komplimentet e mia për Skënderbeun. Dje fola me trajnerin dhe i përcolla urimet për arritjen. Është e qartë për mua në këtë listë të parë, doja të isha shumë i qartë, doja lojtarë që ishin me minutazh të plotë. Do ta ndjek edhe Skënderbeun në vijimësi dhe nëse do ketë lojtarë që do jenë të denjë për ekipin kombëtar do të vijnë.
Për mungesën e Shkëlzen Gashit
“Bëra disa zgjedhje të tjera teknike prandaj dhe Gashi nuk ishte prezent. Por është një lojtar që mund të kthehet në Kombëtare”.
Berisha apo Strakosha për portën?
“Jam shumë i lumtur sepse kam dy portierë shumë të mirë. Formacionin do ta shihni të shtunën, por janë dy portierë të shkëlqyer”.
Mbetet në listë vetëm Sadiku, a do të ketë shtesa në listë për sulmin?
“Janë disa lojtarë të tjerë që mund të shndërrohen në sulmues. Latifi është sulmues, Llullaku është sulmues, apo edhe Memushaj. E rëndësishme është respekti dhe rregullat për ekipin. Nëse një lojtar vjen në 3, një në 5, një në 8, nuk shkojmë asgjëkund. Të vish në ekipin kombëtar duhet të jetë një krenari shumë e madhe. Kjo duhet respektuar dhe për sa kohë do jem trajner i kombëtares rregullat do jenë të njëjtë”.
Për objektivat në ekip
“Mendoj se kam një skuadër të mirë,. Do të mundohem të jap idetë e mi ngadalë se është e drejtë kështu, por çdo trajner ka idetë e tij. Do të punojmë në një mënyrë të caktuar duke u munduar të mposhtim Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë”.
Rregullat e skuadrës
“Mendoj se për të ardhur në kombëtare do çohesha edhe në 2 të mëngjesit. Pa respektuar rregullat është e kotë të mendosh për të fituar ndeshjet. Nëse Ajeti zgjohet në 5 të mëngjesit dhe Roshi udhëton gjithë natën, nuk mund t’i them dikujt çohu-çohu. Grumbullimi do të nisë në 12 për të gjithë. Përjashtim bëjnë Kukeli dhe Abrashi, të cilët për shkak të linjave ajrore nuk do vijnë në 12, por në 3. Gjithçka që mund ta konsideroni si diçka të rëndë, është diçka e jetës normale. Kombëtarja është shumë e rëndësishme. Dëshirë vullnet dhe krenari”.
Për mungesën e Lenjanit
“Shkova të shihja Lenjanin, është një lojtar shumë interesant, por tani zgjodha Memollën. Me siguri nuk do të thotë që pas një muaji apo dy të mos grumbulloj Lenjanin, është shumë serioz dhe interesant, është pjesë e fokusit të punës time”.
Mungesa e alternativave në kombëtare
“Luaj edhe me ju, nuk ka rëndësi. Mjafton të respektoni rregullat”.
Kush do të jetë kapiteni i ekipit
“Kapiteni do jetë ai që ka më shumë prezenca në fushë. Më qëlloi të isha unë njëherë në karrierë me Italinë, sepse ishin të dëmtuar të tjerët dhe unë kisha më shumë ndeshje”.
Si do të rreshtohet skuadra në fushë
“Secili ka mënyrën e vet të lojës, unë sipas lojtarëve që kam, mundohem t’u “vesh pallton” më të mirë, më të duhur, për t’i marrë maksimumin. Ndaj mund të luash 4-3-3, 3-5-2, varet”.
Afrimi i tre lojtarëve të rinj
“Fatkeqësisht mu desh të bëja disa zgjedhje. Kemi Alijin që nuk ka luajtur dhe Memolla po luante shumë mirë. Balliun shkova ta shihja dhe është një atlet i mirë, një lojtar që duhet të përmirësohet shumë, por mendoj se e meritonte mundësinë për të ardhur në kombëtare. Duhet të përmirësohet shumë por luan te Metz dhe e meritonte të vinte. Ahmedi ka karakteristika të veçanta, luan me të majtën dhe ka aftësi në një kundër një. Nuk kemi shumë lojtarë si ai”.
Çfarë konfirmimi pret nga lojtarët në stërvitje
“Kur je në Kombëtare, duhet të mundohesh të fitosh ndeshjesh dhe duhet të kesh shpirtin e duhur. Po kthehem pas në kohë, para se unë të bëhesha trajner i Kombëtares. Presidenti më tha se janë 30-40 trajnerë që duan të jenë këtu. Kishte një kohë kur duhej t’i kërkonim ne. Kjo është meritë e lojtarëve, të cilët kanë bërë që Shqipëria të respektohet në Evropë.
Këtë, grupi duhet ta mbrojë, duhet të jetë xheloz për këtë besim që ka arritur, duhet të krijojnë këtë frymë në këto 4 ndeshje të mbetura. Kjo është meritë e lojtarëve, federatës që punon mirë, e De Biazit, duhet të vazhdojmë kështu. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, ajo që ka ndërtuar Shqipëria, duhet të kemi krenarinë, ta ruajmë dhe ta çojmë para”.
Problemet që shfaq Shqipëria me ekipet e vogla
“Që nga stërvitja e parë duam të sqarojmë se diferencat janë shumë të vogla. Kësaj pyetje i shtohet ajo që thashë më parë, respekti që ka për Shqipërinë tani në Europë. Për këtë duhej të jemi shumë xhelozë, më shumë se për një femër”.
Nëse do t’u shkruajë letër lojtarëve siç bënte De Biazi
“Jo, ndoshta i them Xhanit të shkruajë meqë është i aftë të bëjë të tilla. Unë them t’i shoh në sy dhe tua them atë që mendoj dhe të kuptoj ndjesitë e lojtarëve”.
Për mungesën e miqësoreve ku të testojë lojtarët
“Nuk jam i shqetësuar. Në këto katër ndeshje duhet të bëjmë maksimumin, nuk ka miqësore me Kombëtaren. Duhet të jemi seriozë në të katër këto ndeshje. Presidenti më ka kërkuar të gjejmë shpirtin që kishte humbur disi, për të ndërtuar grupin e eliminatoreve të 2020”.
Nëse do të luhet me një apo me dy sulmues
“Nuk i kam tre sulmues, kam vetëm një. Të shohim, kam një ide, edhe për faktin se Lihtenshtejni luan në një mënyrë të caktuar. Duhet të bëjmë diçka për të fituar, mund të luajmë me një, me dy pastaj. Unë shpresoj të gaboj sa më pak të jetë e mundur”.
Për mungesën e minutazhit në fushë të disa futbollistëve
“Në këtë moment është diçka e komplikuar, se jemi në fillim të sezonit. Ky është një problem, ke të drejtë, se ka lojtarë që po luajnë pak, u desh të thërrisja disa të tillë ku nuk kishte zgjedhje. Ndoshta pas disa muajsh mund të jetë ndryshe”.
Nëse është i kënaqur deri tani me eksperiencën shqiptare
“Jam shumë i lumtur që jam trajneri i këtij vendi që po më mahnit. Mbrëmë isha ulur te tarraca e hotelit dhe po shihja një shesh ku pashë njerëz që argëtoheshin. Por në fund jam i lumtur nëse fitoj ndeshjen, nëse jo, shoh vetëm mjegull. Gjëja e rëndësishme për mua është që ditën kur të largohem, të kujtoni një person serioz që respektoi punën dhe presidentin që i ka dhënë një mundësi shumë të madhe dhe që lojtarët e mi të kenë nderin të veshin fanellën e Kombëtares”.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...