Rrëmuja me deklaratat e presidentit të Federatës Franceze kundër Zinedine Zidanes ka nxitur reagimin e Real Madridit përmes një deklarate ku kritikon Noel Le Graet.
Klubi spanjoll shpreh keqardhje për deklaratat dashakeqe të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, për legjendën dhe ish-trajnerin e tyre.
“Real Madrid CF shpreh keqardhje për deklaratat të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, për Zinedine Zidanen, një nga legjendat më të mëdha të sportit botëror”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Këto fjalë nënkuptojnë mungesë respekti ndaj një prej figurave më të admiruara nga tifozët e futbollit në mbarë botën dhe klubi ynë pret një korrigjim të menjëhershëm. Zinedine Zidane, kampion bote dhe kampion evropian që mbron fanellën e vendit të tij, ndër shumë tituj të tjerë, përfaqëson edhe vlerat e sportit dhe këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale si lojtar dhe si trajner”.
“Deklaratat e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit janë të papërshtatshme për dikë që e ka atë përfaqësim dhe skualifikon veten, si ato që ai bën edhe për kapitenin tonë Karim Benzema, Topin e Artë aktual, kampion i Ligës së Kombeve me Francën në 2021 dhe fitues i 5 Liga të Kampionëve, ndër shumë tituj të tjerë”, përfundon komunikata e tyre.
Comunicado Oficial#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 9, 2023
Duket se Le Graet i ka hapur probleme vetës me këtë deklaratë për Zidanen, pasi edhe Kylian Mbappe i ka reaguar mbrëmë ashpër. /Telegrafi/
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Dragodan
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...
Limaj: Kosova ka nevojë për vepra të reja
Abdixhiku njofton për hapjen e fushatës elektorale: Më 11 ja...
Barcelona ka krijuar një ‘plan dinak’ nëse nuk arrijnë të re...