Ish-futbollisti i Man Utd, Dimitar Berbatov në një interevistë ka thënë që Lewandowskit duhet t’i jepet topi i artë.
“Unë zakonisht nuk komentoj për këto gjëra, por Topi i Artë duhet t’i shkojë Robert Lewandowski, ai ka qenë numri 1 në botë që nga fillimi i sezonit 2019/2020”, tha Berbatov.
Më 29 nëntor do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga France Football.
Sulmuesi i Bayernit është në mesin e 30 futbollistëve të nominuarve për të fituar “Topin e Artë”.
Në fakt Robert Lewandowski ishte favoriti kryesor të fitojë këtë çmim vitin e kaluar por u vendos që për shkak të pandemisë të mos dhurohet “Topi i Artë” i vitit 2020.
Megjithatë, Lewa edhe këtë vit ishte fantastik dhe është në mesin e favoritëve për të fituar, por me Leo Messin që prin. /arbresh.info/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...