Google ADS

Berat Gjimshiti, mungesa e madhe e Kombëtares para ndeshjes me Anglinë

20:49 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen kundër Anglisë në Wembley dhe Andorrës në Tiranë.

Shqipëria do të jetë mysafire e Anglisë në Londër më 12 nëntor.

Mbrojtësi shqiptar u lëndua në ndeshjen me Hungarinë në Budapesë, të cilën kuqezinjët e fituan me rezultat minimal 1-0 pas golit të Armando Brojës.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Atalanta kanë rënë dakord që mbrojtësi qendror të mos jetë present në këtë grumbullim.

Sigurisht se kjo do të jetë një mungesë e madhe në repartin defanziv të kombëtares, pasi 28-vjeçari ka eksperiencë të madhe si në Serie A ashtu edhe në Champions League./Arbresh.info

Të ngjashme