Festim Beqiri ka dështuar të fitojë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj në Baku.
Festim Beqiri mbylli garat e xhudos në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, me një fitore dhe dy humbje, raporton Gazeta Express.
Xhudisti kosovar u mposht në repesazh nga garuesi vendas, Matin Rzazade, kategoria -66 kilogramë.
Ai e kishte nisur mirë garën duke e mposhtur estonezin, Randel Pasteel, në raundin e parë të kategorisë deri në 66 kilogramë.
Megjithatë, në raundin e dytë ai u ndal nga rusi, Saikhan Shabikhanov. Por mbeti në garë për medalje të bronztë.
Beqiri u mund edhe në repesazh nga Rzazade, duke mbetur duarthatë. /Gazeta Express/
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/1347173562101309/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...