Beqiraj 46 minuta, Mali i Zi fiton ndaj Qipros

20:08 | 5 Shtator 2020
Arbresh.info

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, ka luajtur titullar për Malin e Zi.

Ai i gëzohet fitores me Malin e Zi me rezultat 2:0 në Nikosia kundër Qipros. Futbollisti Beqiraj u zëvendësua në minutën e 46-të.

Trim i fitores së Malit të Zi është Stefan Jovetiq, duke realizuar golat në minutën e 60-të dhe të 73-tën.

Mali i Zi prinë në Grupi 1 me 3 pikë të Ligës së Kombeve në Divizionin C, duke lënë pas Luksemburgun me 3 pikë, Azerbajxhanin 0 dhe Qipron me 0 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme