Ish-lojtari i Interit, Beppe Bergomi ka hedhur poshtë cilësinë në Juventusin e këtij sezoni.
Bergomi nuk është i bindur nga ndryshimi i fundit i Juves nën drejtimin e trajnerit, Masimiliano Allegri.
“Nëse do të më duhej të futesha në top 11-shen e kampionatit, nuk do të përfshija as një lojtar të Juventusit”, tha ai.
“Fitorja (kundër Cagliarit) ishte e rëndësishme për Bianconerët, gjëja pozitive është të kemi shkuruar diferencën, ishte ajo që duhej për të rifituar vetëvlerësimin”.
“Unë vazhdoj të pres që loja e tyre të shfaqet”, përfundoi ai.
Giuseppe Bergomi ishte mbrojtësi i Interit gjatë periudhës 1979-1999. Ai e filloi dhe e përfundoi karrierën te “Nerazzurët” ku gjatë kësaj periudhe zhvilloi 517 ndeshje dhe shënoi 24 gola./Arbresh.info
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe