Karim Benzema ka treguar se ai dhe Cristiano Ronaldo i uruan fat dhe sukses njëri-tjetrit në të ardhmen dhe në Euro 2020 gjatë një bisede në fushë në barazimin e Francës me Portugalinë 2:2 të mërkurën.
Benzema dhe Ronaldo i shënuat golat për ekipet e veta kombëtare, duke ua siguruar Francës dhe Portugalisë, përkatësisht, kalimin në mesin e 16 ekipeve më të mira në Euro 2020.
Ndeshja e mbrëmshme në Budapest ishte një ribashkim për dyshen sulmuesve, që prej largimit të Ronaldos nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit më 2018.
Ata u kanë duke biseduar para fillimit të ndeshjes dhe pastaj rrugës drejt zhveshtores pas përfundimit të pjesës së parë, para se t’i ndërronin fanellat.
I pyetur pas ndeshjes se çfarë bisedoi me Ronaldon, sulmuesi i Real Madridit tha: “Ishte shumë mirë që e pashë atë përsëri, kemi kaluar shumë kohë së bashku. Ne luajtëm nëntë vjet së bashku në Real Madrid, shënuam shumë gola dhe fituam trofe.”
Ai shtoi: “Ne biseduam, i uruam fat njëri-tjetrit për të ardhmen me klubet tona dhe në turne dhe në veçanti për të vazhduar të argëtohemi në fushë dhe të vazhdojmë ta bëjmë dallimin.”
Franca do të përballet me Zvicrën në 1/8 e finales, ndërsa Portugalia me Belgjikën.
Në rast se i kalojnë kundërshtarët e tyre përkatës në 1/8 e finales dhe në çerekfinale, Franca dhe Portugalia do të përballen sërish në gjysmëfinale. /Gazeta Express/
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...
“S’je interesant”, Xheneta dhe Kevini përplasen ashpër
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...