Benzema: Tani jam lider, më parë ndihmoja Ronaldon të shënonte gola

15:15 | 25 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka thënë se tani e ndjen vetën lider te Los Blancos.

Francezi thotë se sa ishte Cristiano Ronaldo në skuadër ai më shumë e ndihmonte portugezin që të shënonte gola, sa të mundohej për vetën.

“Tani jam lider në sulm”, ka thënë Benzema për France Football.

“Tani unë jam pika qendrore, më parë luaja si shtesë për Cristianon, kam qenë gjithmonë në kërkim të tij duke e ndihmua të shënonte më shumë gola”.

“Isha në prapaskenë, tani varën nga unë që të tregoj se dua të shënoj”, shtoi francezi, transmeton Telegrafi.

31-vjeçari tashmë shënuar 20 gola këtë sezon në të gjitha garat, një ma pak se Ronaldo te Juventusi.

Aktualisht Real Madridi renditet në vendin e tretë në La Liga me 48 pikë, një më pak se Atletico Madridi dhe nëntë se Barcelona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme