Google ADS

Benzema shënon hat-trick kundër Fenerbahces

19:19 | 31 Korrik 2019
Arbresh Info

Karim Benzema ka finalizuar një hat-trick kundër Fenerbahces.

Sulmuesi francez ka shënuar tri gola në takimin kundër skuadrës turke në kuadër të Kupës Audi, shkruan portali arbresh.info.

https://twitter.com/realmadriden/status/1156614471265243137

31-vjeçari realizoi për 1 me 1 në minutën e 12′ para se të dërgonte në avantazh ‘Los Blancos’ për 2 me 1 në minutën e 27′ duke shënuar bukur me kokë.

Goli i tretë i tij erdhi në minutën e 53′ të pjesës së dytë dhe ishte gjithashtu me kokë.

Kujtojmë se në këtë ndeshje futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka qenë nga minuta e parë dhe ka krijuar në super asistim për skuadrën e tij të re në golin e dytë  të tyre.

Dy skuadrat po luftojnë për vendin e tretë në Kupën Audi./arbresh.info/


Shikoni tri golat e tij:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme